Lajme

12 orë nga sulmi ndaj Valon Sylës, Vjosa Osmani e Albin Kurti nuk e thonë as edhe një fjalë të vetme

04/12/2023 10:56
nga:N M

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, por as edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e kanë thënë as edhe një fjalë të vetme për sulmin ndaj gazetarit kosovar Valon Syla, i cili u sulmua mbrëmë nga persona ende që janë të pakapshëm për autoritetet e sigurisë, raporton Gazeta Blic.

Kanë kaluar afër 12 orë, por që as Osmani e as Kurti nuk kanë thënë as edhe një fjalë të vetme, qoftë së paku duke dënuar këtë akt të tmerrshëm apo për t`i bërë thirrje organeve përgjegjëse që autorët të sillen para drejtësisë.

I vetmi që ka reaguar ka qenë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

Sulmin ndaj gazetarit Valon Syla e kanë dënuar të gjitha partitë politike, shoqëria civile, gazetarë, por edhe shoqata që merret me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve.

“Më rëndë është vetëm vrasja”, Kusari i reagon ashpër organeve të rendit për rastin e Valon Sylës

Gjithçka dihet deri tani për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

AGK dënon ashpër sulmin ndaj Valon Sylës, kërkon hetime urgjente