Lajme

Sulmi ndaj Valon Sylës, reagon Lumir Abdixhiku

04/12/2023 10:46
nga:Genita C

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku thotë se sulmi ndaj Valon Sylës është sulm ndaj fjalës së lirë, teksa ka ftuar organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë.

“Sulmi ndaj gazetarit Syla, është sulm ndaj vet fjalës së lirë dhe mendimit të lirë – shtylla thelbësore të vet demokracisë. Angazhimi ynë për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit. Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë”, thotë Abdixhiku.

“Më rëndë është vetëm vrasja”, Kusari i reagon ashpër organeve të rendit për rastin e Valon Sylës