Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri ka folur për golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve, por u ka kërkuar bashkëlojtarëve të qëndrojnë të kujdesshëm pas fitores së jashtëzakonshme 3-0 të së martës ndaj Bayern Munich në UEFA Champions League.
Skuadra e Pep Guardiolës bëri një hap të madh drejt gjysmëfinales të tretë radhazi të UEFA Champions League pas një fitoreje të jashtëzakonshme 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Bayern Munichut në Etihad Stadium, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte shumë e veçantë për mua të shënoja golin tim të parë në Champions League”, tha Rodri kur foli për ndeshjen.
“Në atë moment ne ishim duke luftuar sepse ata janë një ekip i madh. Ndonjëherë ne e kuptojmë se nuk mund të kemi 80% posedim. Ata luajnë gjithashtu.”
“Është një rezultat i madh për ne, por edhe mënyra se si luajti skuadra. Çelësi për mua sot ishte ana e mbrojtjes, ishte e mrekullueshme dhe ne e kuptuam se si t’i ndëshkonim.
“Ne shënuam tre dhe mund të shënonim katër, por është një rezultat i shkëlqyer”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


