Sporti

Pep Guardiola me statistikë pozitive në fazën eliminuese të Champions League

04/11/2023 20:02
nga:Mergim Rreci

Magjia e futbollit evropian rikthehet sonte.

Kompeticioni më i mirë i futbollit evropian, Champions League rikthehet sonte me dy ndeshjet e para të çerekfinaleve, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester  City dhe Bayern Munich do të përballen në ‘Etihad Stadium”, atje ku pritet të jetë spektakël i vërtetë.

Për Bayernin mungon sulmuesi Mouting, mbrojtësi Hernandez dhe portieri Neuer, teksa për Manchester Cityn nuk do të paraqitet Foden.

Gjatë historisë, këto dy klube janë përballur në 10 ndeshje, në të cilat secila skuadër ka nga 5 fitore. Mirëpo, sa i përket këtij kompeticioni, përsëri këto dy klube janë barabarta në aspektin e fitoreve, nga 3 secila.

Sipas Opta, Pep Guardiola ka fituar 54% të ndeshjeve të tij në fazën eliminuese të Champions League (39/72). Mes atyre me 30+ ndeshje në fazat e KO (përfshirë finalet), ai ka përqindjen më të mirë të fitoreve nga çdo trajner dhe është i vetmi që ka fituar më shumë se gjysmën e ndeshjeve të tij.