Lajme

Çështja e liberalizimit të vizave drejt fundit, Parlamenti Evropian voton më 18 prill, pastaj vetëm nënshkrimi

04/11/2023 17:50
nga:Astrit Gashi

Më 18 prill Parlamenti Evropian në seancë plenare do të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo bëhet e ditur edhe në draft-agjendën e miratuar nga Konferenca e Presidentëve, e që është publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të parlamentit.

Pas këtij hapi pason nënshkrimi i tekstit që garanton liberalizimin e vizave.

Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Europian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Më pas, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar.

Liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi në datën e funksionalizimit të sistemit ETIAS por jo më vonë se 1 janari 2024, pra, edhe nëse ky sistem nuk hyn në funksion deri në atë datë.

Sipas rregullave të publikuara nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave nënkupton që qytetarët e Kosovës do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen, në periudhën prej 180 ditësh.