Lajme

Ziadeh: Prishtina dhe Beogradi zotimet t’i përkthejnë në veprime konkrete

04/11/2023 16:51
nga:Astrit Gashi

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe kryesuesja e UNMIK-ut, Karolina Ziadeh, theksoi se është e nevojshme që angazhimet e Prishtinës dhe Beogradit të shndërrohen në veprime praktike për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Ziyade u takua me liderët politikë dhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Serbi gjatë konsultimeve të saj të rregullta gjatë dy ditëve të fundit, para takimit të ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, thuhet në deklaratën e UNMIK-ut, përcjellë GazetaBlic.

Ajo sot është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ka diskutuar për çështje aktuale me interes të përbashkët, duke përfshirë ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Gjatë takimit, ajo përcolli rëndësinë e mbajtjes së angazhimit konstruktiv në mënyrë që zotimet politike të përkthehen në veprime konkrete nga të cilat në fund do të përfitojnë popullata. Kjo përfshinte edhe diskutimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me popullatë shumicë serbe, si dhe zotimet e tjera gjatë negociatave të fundit të udhëhequra nga BE-ja”, thuhet në deklaratë, përcjellë GazetaBlic.