Deputeti i VV-së, Halil Thaçi thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është duke u tallur me Escobarin dhe Lajçakun, raporton GazetaBlic.
Thaçi e tha këtë nisur nga deklarata e fundit e Vuçiqit: “Nuk i zbatojmë të gjitha pikat e marrëveshjes së Ohrit”.
“Vuçiç po vazhdon talljen me faktorin ndërkombëtarë në veçanti me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe atyre Amerikan siç është Borrell, Lajçak dhe Escobar.
“Në përpjekjet e stërzgjatura nga faktori ndërkombëtarë për normalizimin e mardhënieve Kosovë-Serbi, tani kur jemi para një faze thuajse përfundimtare të bisedimeve , deklaratat e Vuçiçit se nuk do t’i zbatoi të gjitha marrëveshjet, përveç që është një tallje është edhe një provokim shumë serioz”, tha Thaçi për GazetaBlic.
Thaçi thotë se presidenti serb po luan me kartat e Serbisë.
“Mbase Vuçiç ashtu si çdo herë po luan me kartën e Rusisë, e në veqanti pas filimit të luftës në Ukrainë shihet qartë se nuk janë të rralla provokimet e tij karshi Amerikës dhe Bashkimit Europian”, shtoi Thaçi për GazetaBlic.
“Nuk i zbatojmë të gjitha pikat e marrëveshjes”, Çfarë s’po pranon Vuçiq nga dakordimi në Ohër?


