Lajme

Nëna e 6-vjeçarit që qëlloi mësuesen paditet për neglizhencë ndaj fëmijës

04/11/2023 08:47
nga:Y I

Nëna e një fëmije gjashtë vjeçar që qëlloi mësuesin e tij në një shkollë në Virxhinia është akuzuar penalisht.

Deja Taylor, 25 vjeç, është paditur për neglizhencë të fëmijës dhe një akuzë për kundërvajtje.

Policia kishte thënë më parë se arma e përdorur në të shtënat i përkiste Taylor, raporton BBC.

Fëmija e solli armën në çantën e shpinës në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News më 6 janar.