Agron Demi nga Instituti GAP ka thënë se Ministria e Financave dhe Komuna e Prishtinës kanë performuar më së dobëti gjatë vitit 2022, për investimet kapitale, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata kanë qenë zhurmagjinjtë më të mëdhenj, ndërsa të tjerët kanë punuar dhe nuk kanë pasur të gjuhen me statuse në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Duke marr parasysh që viti 2022 ishte vit me inflacion të lartë e me OSHP jo funksionale, realizimi i investimeve në shkallën 60% mund të konsiderohet sukses.
Por, ata që kanë performu më së dobëti, Ministria e Financave dhe Komuna e Prishtinës, kanë qenë zhurmagjinjtë më të mëdhenj. Të tjerët/at që kanë punu, nuk kanë pasë kohë me u gjujtë me statusa në facebook.


