Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka komentuar shortin për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Italiani tha se Benfica është skuadër më e mirë se Interi dhe janë favoritë për të kaluar tutje, shkruan GazetaBlic Sport.
“Në letër, Benfica është më e mirë se Interi. Ata ka bërë shumë mirë në Ligën e Kampionëve dhe në ligë. Ata janë një ekip solid”, ka thënë ai, në një intervistë për Radio Anch’io Sport, nga Radio Rai.
“Interi, i cili nuk është favorit, ka ende mundësinë të shpengojë veten nga sezoni që ka pasur”, vazhdoi ai.
Trajneri iu drejtua edhe të ardhmes në Real Madrid: “Kam kontratë deri në vitin 2024 dhe do të doja ta përmbushja”.


