Lajme

Tahiri kritikon pushtetin: Dita e 100 e këtij viti, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’

04/10/2023 14:12
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se në ditën e 100 të këtij viti s’kemi mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’, raporton GazetaBlic.

Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” ka kritikuar Qeverinë për pagën minimale, Ligjin e Pagave dhe punimet në rrugët magjistrale.

Sipas Tahirit ende nuk dihet asgjë se çfarë do të ndodhë me to.

Shkrimi i plotë:

Sot, është dita e 100 e këtij viti, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’. Vitit 2023 i kanë mbetur edhe 265 ditë, nuk po shihet se çka do të ndodhë me pagën minimale, s’dihet fati i Ligjit të Pagave, nuk dihet kur do të nisin punimet në rrugët magjistrale, nuk dihet asgjë!!