Ish-kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka komentuar aksidentet që po ndodhin në Kosovë, nisur nga fakti që në 24 orët e fundit kanë ndodhur 62 të tilla, raporton GazetaBlic.
Pacolli thtotë se shkaku kryesor janë rrugët të cilat sipas tij janë në gjendje katastrofale.
Pacolli i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të veprojnë për të parandaluar vdekjen e njerëzve.
Shkrimi i plotë:
Nëpër rrugët e Kosovës po ndodhin shumë incidente të trafikut. Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur mbi 62 incidente trafiku nëpër rrugët tona. Shkaku kryesor i këtyre incidenteve janë rrugët, të cilat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, janë në gjendje katastrofale. Që nga viti 2020, faktikisht, në Kosovë nuk ka mirëmbajtje të rrugëve dhe gjendja e tyre është shkaku kryesor i incidenteve që po kushtojnë jetët e njerëzve. Bëj thirrje te qeveria që të veprojnë për të parandaluar vdekjen e njerëzve.


