Sporti

Maldini: Ancelotti më telefonoi pas shortit të Championsit dhe më tha shihemi në Stamboll

04/10/2023 12:22
nga:L J

Trajneri i Realit, Ancelotti ka dhënë një parashikim për finalistët e Champions League.

Këtë e ka zbuluar drejtori sportiv i Milanit dhe legjenda e klubit nga San Siro, Paolo Maldini: “Ancelotti më telefonoi menjëherë pas shortit dhe më tha: “Paolo, shihemi në Stamboll, mirë?”, pohon Maldini.

Që parashikimi i Ancelottit të realizohet dhe Reali dhe Milani të takohen në Stamboll më 10 qershor, Reali do të duhet të eliminojë Chelsean në çerekfinale dhe më pas të mundë fituesin e duelit mes Manchester Cityt dhe Bayernit.

Milani pret dy ndeshje çerekfinale kundër Napolit dhe suksesi eventual do t’i sheh ata në gjysmëfinale me fituesin e duelit Benfica – Interi.

/GazetaBlic Sport