Sporti

Giroud i lumtur në Milan, do ta vazhdojë kontratën edhe për një vit

04/10/2023 11:58
nga:L J

Milani ka arritur marrëveshje për ta vazhduar kontratën me sulmuesin Olivier Giroud.  

Mësohet se Milani ka rënë dakord për gjithçka me Olivier Giroud, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.

Romano raporton se sulmuesi francez pranoi të gjitha kushtet e ofruara nga klubi, ndërsa u bë e ditur se Milani i bëri një ofertë kontratë afatshkurtër futbollistit 36-vjeçar.

Sulmuesi francez do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare në ditët në vijim. Ai do të marrë një pagë vjetore neto prej 3.5 milionë euro.

Giroud shënoi 12 gola dhe kontribuoi me 6 asistime në 36 ndeshje zyrtare për Milanin këtë sezon.

/GazetaBlic Sport