Një burrë në Prizren e ka raportuar në Polici djalin e tij, duke thënë se ai vazhdimisht ka shkaktuar dhunë ndaj tij.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari ka gjetur dhe ka konfiskuar 0.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje në orën 14:30 në Prizren.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


