Sporti

Van Dijk: Ky ekip nuk dorëzohet kurrë – me punë mund të rikthehemi sërish

04/09/2023 22:43
nga:E K

Liverpool dhe Arsenal luajtën baras në Anfield me rezultat 2-2.

Firmino barazoi rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes për ta ndalur një pikë në shtëpi për skuadrën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

“Me punë të palodhur ne të gjithë besojmë se mund të rikthehemi në krijimin e momenteve më të veçanta së bashku. Ky ekip nuk do të dorëzohet kurrë”, tha holandezi.