Lajme

Në Ditën e Kushtetutës, Abdixhiku thotë se këta pesë ministra janë shkelësit e saj

04/09/2023 20:11
nga:G B

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot në Ditën e Kushtetutës, duhet kujtuar shkelësit e saj, që janë të konfirmuar, e të tjerë në pritje, raporton Gazeta Blic.

Ai në Facebook ka publikuar foton e ministrave, Albulena Haxhiu, Rozeta Hajdari, Xhelal Sveçla, Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati.

Abdixhiku ka thënë se do të thonë që Kushtetuta është shkelë edhe më herët, por që a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë.

Postimi i tij i plotë:

Në Ditën e Kushtetutës, le t’i kujtojmë shkelësit e saj. Ata të konfirmuar tashmë, e të tjerët në pritje.

Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?

Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mirë!