Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit mes Bad News Eagles dhe GamerLegion në mapin “Mirage”.
Ekipi shqiptar, Bad News Eagles po shkëlqen në këtë ballafaqim, ku mbylli pjesën e parë me rezultatin e thellë 11:4, shkruan GazetaBlic Sport.
Deri më tani më i dalluari padyshim se ishte Flatron Halimi, “juanflatroo”, i cili kishte 18 eliminime dhe ishte në top formë.
Kujtojmë se fituesi i këtij dueli “Bo3” do të kualifikohet në ‘Legends Stage’ të kompeticionit më të madh në botë në CS:GO, Major Paris.
/GazetaBlic Sport


