Sporti

Drita dhe Ballkani ndalen me barazim nga Trepça ’89 dhe Malisheva

04/08/2023 16:59
nga:E K

Kanë përfunduar  dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Drita dhe Trepça ’89 luajtën me rezultat të barabartë, 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Besnik Krasniqi shënoi për epërsinë e ‘Intelektualëve’, por Fazliu barazoi vetëm pak minuta më pas dhe vendosi shifrat pas 45 minutave të parë.

Në anën tjetër Ballkani luajti baras me rezultat 2-2 ndaj Malishevës.

Për  suharekasit golat u shënuan nga Dave Harmon në minutën e 60’të dhe Edvin Kuc në minutën e 86’të. Për mysafirët golat u shënuan nga Sobowale në minutën e 89’të të takimit dhe Behar Maliqi.

/GazetaBlic Sport/