Sporti

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës

04/08/2023 15:51
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Drita dhe Trepça ’89 po luajnë me rezultat të barabartë, 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Besnik Krasniqi shënoi për epërsinë e ‘Intelektualëve’, por Fazliu barazoi vetëm pak minuta më pas dhe vendosi shifrat pas 45 minutave të parë.

Në Suharekë, Ballkani dhe Malisheva po luajn poashtu baraz, por pa gola. Vendasit kishin më shumë nga loja dhe më tepër raste, por që nuk e gjetën golin dot.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesët e dyta në të dy takimet.

/GazetaBlic Sport/