Lajme

Mediat suedeze: Kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, kandidat serioz për kreun e NATO-s

04/08/2023 09:52
nga:Astrit Gashi

Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i skadon mandati më 30 shtator të këtij viti dhe pritet që emri i pasuesit të tij të bëhet i ditur në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik.

Dy gazetat e përditshme suedeze, “Aftonbladet” dhe “Dagbladet”, shkruajnë se vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore janë ndjerë prej kohësh të neglizhuara në shpërndarjen e detyrave kryesore në Bashkimin Evropian dhe NATO, përcjellë GazetaBlic.

Gazetat raportuan se si kandidat po përmenden presidenti aktual rumun Klaus Iohannis, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

Megjithatë, mandati i presidentit rumun skadon në nëntor të vitit 2024 dhe Kalas konsiderohet tepër armiqësor ndaj Rusisë, gjë që e vendos Plenkoviqin në pozitën e favoritit.

Plenkoviq konsiderohet ende nga publiku suedez si një nga liderët e Partisë Popullore Evropiane dhe një figurë me ndikim në Bashkimin Evropian.

Mediat suedeze spekulojnë më tej se udhëheqjen e NATO-s për herë të parë në histori mund ta marrë një grua, por të tre kandidatët e përmendur kanë disa pengesa dhe mangësi. Një vit më parë, ish-presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq u përmend si pasardhëse e mundshme e Stoltenbergut, përcjellë GazetaBlic.