Sporti

Kështu duket renditja tabelare para xhiros së 28-të në Superligë

04/08/2023 09:23
nga:Mergim Rreci

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 28-të në Superligën e Kosovës.

Kryesuesja e tabelës, Drita do të përballet me skuadrën e Trepçës ’89 ditën e sotme me fillim nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy ekipet kanë fituar nga një përballje ndaj njëra-tjetrës, ndërsa kanë barazuar një herë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.

Poashtu, sot do të zhvillohet edhe takimi tjetër mes Ballkanit dhe Malishevës. “Xhebrailat” janë të detyruar për fitore për ta ndjekur kreun e tabelës, kurse skuadra e Bylbyl Sokolit kërkon poashtu pikët shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Sfida shumë të interesante ka edhe të dielën. Prishtina është nikoqire e Dukagjinit, kurse dy ndeshjet e tjera janë ato mes Llapit dhe Drenicës si dhe ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit.

/GazetaBlic Sport/