Sporti

Guardiola konfirmon rikthimin e Erling Haaland

04/07/2023 15:21
nga:Mergim Rreci

Erling Haaland është rikuperuar dhe është opsion për ndeshjen e Manchester Cityt në Southampton, e planifikuar për në orën 18:30 të së shtunës, duke llogaritur për xhiron e 30-të të Premier League.

Konfirmimin e ka dhënë Pep Guardiola në një konferencë për shtyp, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ai u stërvit shumë mirë në dy ditët e fundit, kështu që është gati të luajë”, zbuloi ai.

Manchester City do të përballet me Southampton për herë të tretë këtë sezon.

/GazetaBlic Sport/