Lajme

Universiteti më i madh publik në SHBA vjen në Kosovë?

04/08/2023 10:10
nga:K G

Kohëve të fundit kanë qarkulluar lajme të shumta rreth faktit se universiteti më i madh publik në SHBA, Arizana State University – ASU ka ardhur në Kosovë.

Dhe, këto lajme janë padyshim të vërteta.

Në fakt është Kolegji Universum, tashmë i njohur si UNI – Universum International College që e ka sjellë në Kosovë këtë mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën por edhe rajonin.

Me anë të këtij partneriteti, studentët e UNI do të mund të përfitojnë mundësi për diplomë të dyfishtë dhe qasje në resurset e jashtëzakonshme të ASU-së.

ASU numëron rreth 150,000 studentë që ndjekin klasat dhe është nga universitetet më përfshirëse në SHBA. Ky partneritet do të ofrojë përfitime të panumërta për studentët e UNI – Universum International College, i cili automatikisht bëhet ‘Powered by Arizona State University’.

Përfitimet konkrete të studentëve të UNI do të jenë, përveç tjerash:

Qasje në arsim të nivelit global nga Kosova;
Programe te projektuara sipas një Universiteti të rankuar shumë lartë;
Mundësi për diploma të dyfishta
Përvoja në projekte kërkimore të përbashkëta dhe në bashkëprodhime shkencore.
Ky partneritet pritet ta dërgojë arsimin e lartë dhe sektorin e edukimit në përgjithësi në Kosovë në një nivel tjetër.

Për më shumë informata rreth nesh kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Uni-Universum International College në facebook & instagram.