Sporti

Barcelona e gatshme të ‘sakrifikohet’ në çdo aspekt për transferimin e Leo Messit

04/07/2023 13:38
nga:Mergim Rreci

Barcelona do të japë gjithçka në përpjekje për të rikthyer Lionel Messin gjatë merkatos së verës.

Javën e ardhshme ata do të takohen me drejtuesit e La Ligës për të provuar të rivlerësojnë çështjen e kufirit të pagave dhe të përcaktojnë mundësinë e transferimit të argjentinasit, përcjell GazetaBlic Sport.

Gazeta Sport shkruan se Barcelona ka hartuar një plan për të tentuar të ndryshojë kufirin e pagave, duke dhënë në këmbim uljen e pagave dhe largimin e lojtarëve.

Barcelona gjithashtu mendon se transferimi i Messit e përmirëson imazhin e La Ligës dhe pret mirëkuptimin edhe të Federatës Spanjolle.

/GazetaBlic Sport/