Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka nisur raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme dhe ka bërë të ditur që së shpejti do të ndryshojnë çmimet nëpër ambasada, duke ulur çmimet për shërbimet që marrin qytetarët.
“Çmimet janë shumë të larta, i paguajnë mbi 1 mijë euro për t’u pajisur me këto pasaporta, do të ndryshojë çmimorja rreth shërbimeve nëpër ambasada”, u shpreh ministrja.
Gjatë raportimit ajo deklaroi se po punojnë intensivisht për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e njohjeve të reja.


