Lajme

Suharekë, arrestohet një person për tentim dhunim

04/07/2023 09:47
nga:Astrit Gashi

Gjatë ditës së djeshme një grua në Suharekë ka raportuar se një i dyshuar ka tentuar ta dhunojë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Po ashtu i njëjti dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.