Lajme

Aksident në mes të tri veturave në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, nuk dihet a ka të lënduar

04/07/2023 09:31
nga:Astrit Gashi

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm përkatësisht në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Aksidenti ka ndodhur në Mazgit në mes të tri veturave.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet se a ka persona të lënduar.