Sporti

Lampard flet për ndeshjen ndaj Real Madridit: Do japim gjithçka nga vetja!

04/06/2023 23:50
nga:L J

Frank Lampard, trajneri i ri i Chelseat, në fjalët e tij në prezantimin e bërë në faqen zyrtare të ekipit anglez foli edhe për ndeshjen ndaj Real Madridit.

Chelsea dhe Real Madrid do përballen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve javën e ardhshme, që do jetë sfida e dytë e Lampard në krye të ekipit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Do të jetë një garë e madhe. Jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja për këtë qëllim, i kam idetë e qarta. Tani gjëja më e rëndësishme është të flas me lojtarët dhe t’i shoh në punë”, tha Lampard.

/GazetaBlic Sport