Sporti

Toulouse shkruan historinë, kualifikohet në finale të Kupës së Francës pas 66 vjetësh

04/06/2023 23:22
nga:L J

Toulouse mposhti këtë të enjte Annecy me rezultatin 2-1 dhe garantoi prezencën në finalen e Kupës së Francës.

Klubit francez iu deshën 66 vite që të rikthehej në këtë fazë të kompeticionit.

Aboukhlal (36′) dhe Chabi (85′) shënuan dy golat që siguruan fitoren e Toulouse ndaj Annecy.

Tashmë Toulouse do të përballet me Nantesin, i cili mposhti Lyonin në gjysmëfinale.

Finalja e madhe e këtij kompeticioni është caktuar për 29 prill.

/GazetaBlic Sport