Sporti

Klaassen u lëndua nga një “shkrepzë” në derbin Feyenoord-Ajax, arrestohet autori 32-vjeçar

04/06/2023 23:01
nga:L J

Feyenoord e kishte njoftuar tashmë mbrëmjen e djeshme, por konfirmime të tjera mbërrijnë.

Tifozi që lëndoi Davy Klaassen e Ajax-it gjatë derbyt holandez është arrestuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia holandeze si përgjegjës për ngjarjen që detyroi lojtarin të largohej nga fusha dhe ndeshja të përjetonte një pezullim prej 28 minutash.

Është hapur një hetim gjyqësor ndaj tij.

32 vjeçari goditi Klassen me një objekt, me ç’rast edhe e lëndoi në kokë futbollistin.

/GazetaBlic Sport