Sporti

I jashtëzakonshëm Ermal Krasniqi, shënon gol shumë të rëndësishëm për Cluj në minutën e fundit

04/06/2023 22:11
nga:L J

Ermal Krasniqi ka shënuar sërish për ekipin e Clujit në Rumani.

Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi i cili e nisi lojën nga stoli, u aktivizua në pjesën e dytë dhe realizoi gol në minutën e fundit të kohës së rregullt, për t’ia dhuruar fitoren ekipit të tij ndaj Arges, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i tij në minutën e 89’të, ia siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Rumanisë ekipit të Cluj.

Më poshtë gjeni golin e bukur nga Ermal Krasniqi: