Gjatë ditës së sotme ka humbur jetën aksidentalisht në Austri ish-ushtari i UÇK-së, Arben Osa.
Lajmin e ka bërë të ditur familjarë të të ndjerit, raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:
Njoftim ?
Të nderuar gardista, shokë, miqë e dashamirë, ju njoftojmë se aksidentalish sot ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Austri luftëtari i UÇK-së, gardisti i TMK-së dhe shoku ynë Arben Osa nga Rahoveci.
Për detaje tjera ju njoftojmë më vonë.
Ngushëllime familjes Osa dhe të gjithë atyre që e njohën Arbenin.


