Lajme

Berisha: Turpi e marrja qoftë mbi këta mashtrues, s’e thanë asnjë fjalë për nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

04/06/2023 20:45
nga:Y I

Gazetari Ridvan Berisha, ka adresuar kritika në drejtim të Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti, Ministres së Jashtme Donika Gërvalla dhe Minsitres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu raporton Gazeta Blic.

Berisha thotë se të njëjtit “gjëmojnë” ditë e natë duke e sulmuar gjyqësorin kosovar por nuk e thanë asnjë fjalë për nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Për Zotin turp, e marrja qoftë mbi këta mashtrues” shkruan Berisha në reagimin e tij në Facebook.

Reagimi i plotë:

Presidentja Osmani Sadriu, kryeministri Kurti, ministrja e Jashmte Gërvalla Shwartz, e recidivistja Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, gjëmojnë ditë e natë duke e sulmuar me arrogancë të pamasë gjyqësorin kosovar!

Paramendoni bre, këta poltikanë, aksident të demokracisë, s’e thanë asnjë fjalë për nisjen e procesit gjyqësor në Hagë kundër themeluesve të UÇK-së e i glorifikojnë kriminelët serbë (Oliver Ivanoviq)!

Për Zotin turp, e marrja qoftë mbi këta mashtrues!