“Kam përdorur drogë kur kam aplikuar për vizë”.
Burime pranë Dukës së Sussex-it konfirmuan deklaratën e Princit Harry për autoritetet amerikane.
Ai ka konfirmuar përdorimin e kanabisit, kokainës dhe ‘kërpudhave magjike’ kur ka aplikur për qëndrim në Kaliforni.
Harry zbuloi në kujtimet e ‘Spare’ se ai kishte përdorur droga rekreative, duke ngritur pikëpyetje se si u lejua të hynte në SHBA.
Ligji amerikan i emigracionit parashikon dënime të rënda për ata që gënjejnë zyrtarët, duke përfshirë dëbimin dhe ndalimin e aplikimit për shtetësi.
Fondacioni Heritage me bazë në Uashington thotë se aplikimi i tij për vizë tani duhet të bëhet publik në mënyrë që taksapaguesi amerikan të kuptojë nëse princi ka deklaruar përdorimin e drogës.


