Sporti

Kolo Muani po shkëlqen në Gjermani | Ai preferon Bayernin para Manchester United

04/06/2023 19:09
nga:L J

Kolo Muani i Eintracht Frankfurt raportohet se do të preferonte një lëvizje te Bayern Munich në vend të Manchester United këtë verë.

Asnjë lojtar në Bundesligë nuk ka kontribuar në më shumë gola këtë sezon sesa francezi, me 12 gola dhe 10 asistime tashmë në sezonin e tij debutues në Gjermani, përcjell GazetaBlic Sport.

Drejtori i Bayern Munich, Salihamidzic i tha Sky Germany: “Me të gjitha gjasat, do të kemi një sulmues të ri, nëse është Harry Kane, Victor Osimhen apo Kolo Muani, javët e ardhshme do të tregojmë.”

Gazeta gjermane Sport1 pretendon se destinacioni i preferuar i Kolo Muanit do të jetë Mynihu këtë verë, që do të thotë se Erik ten Hag mund të duhet të kërkojë diku tjetër për opsione.

/GazetaBlic Sport