Lajme

“Ylli i vogël lartë në qiell” – Çitaku ironizon me Gërvallen

04/06/2023 18:58
nga:G C

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka rikthyer edhe njëherë në skenë poeziën “Ylli i vogël lartë në Qiell”, për tu tallur me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kjo e fundit, gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës tha se një homolog i saj i ka thënë që “është yll i ndritshëm i demokracisë në rajon”.

Një homolog i imi nordik në një prej takimeve në thotë “you are the shining star of the democracy in the region”, që do të thotë “jeni yll i ndritshëm i demokracisë në rajon” – tha Gërvalla.

Tutje në fjalimin e saj, Gërvalla u shpreh se janë të pamunumërta bisedat me homologë të kontinenteve të ndryshme të cilët shprehin admirim për sukseset dhe për caktimin e palëkundur të institucioneve të Kosovës për shtet ligjor e demokraci të mirëfilltë.