Sporti

Bad News Eagles do të luajë sonte ndaj ekipi anglez “Viperio”

04/06/2023 16:41
nga:L J

Skuadra shqiptare, Bad News Eagle sot e ka filluar garën e tyre në Kopenhagë për t’u kualifikuar në kompeticionin më të madh në botë, CS:GO – BLAST Paris Major. Bad News Eagles ka humbur në ndeshjen e parë ndaj ekipit rus, 1Win me rezultatin 16:9 në “mapin” Mirage.

Tashmë ekipi shqiptar duhet të ketë tri fitore për të arritur kualifikimin në Major të Parisit, shkruan GazetaBlic Sport.

Sonte, Bad News Eagles do të luajë ndaj ekipit anglez, “Viperio”.

Bad News Eagles dhe Viperio do të ballafaqohen nga ora 20:45.

Për ekipin e Viperios aktivizohen: arTisT, Extinct, Girafffe, Gizmy & MMS.

Në ndeshjen e parë ata u mposhtën nga Fnatic.

/GazetaBlic Sport