Sporti

Trajneri i Dortmundit beson tek titulli kampion: Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

04/06/2023 14:23
nga:Mergim Rreci

Borussia Dortmund nuk po kalon në një formë të mirë, sidomos në dy ndeshjet e fundit.

Në harkun e gjashtë ndeshjeve, verdhezinjtë u eliminuan nga Champions League dhe nga Kupa e Gjermanisë. Në fundjavë humbja 4-2 ndaj Bayern Munchen solli edhe dorëzimin e kreut të Bundesligës, kurse mbrëmë ‘milionerët’ pësuan nga Leipzig, transmeton GazetaBlic Sport.

Pas eliminimit nga Kupa, trajneri Edin Terzic u shpreh i zhgënjyer. Ai theksoi se ishte një ndeshje për tu harruar, ndërsa u shpreh se fokusi do të jetë tek dueli me Bayernin për titullin kampion.

“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer. Ishte një mbrëmje e keqe, e gjitha për t’u harruar. Në mbrojtje patëm probleme, ndërsa në sulm humbëm shumë topa. Pjesa e parë ishte një katastrofë e vërtetë!

Nuk mund të luash një çerekfinale në mënyrë të tillë nëse dëshiron të marrësh trofeun. Jemi ende në garë për titullin kampion. Do të provojmë deri në fund, do të provojmë gjithçka në javët që kanë mbetur. Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet do kemi mundësi për t’u shpallur kampion”.