Silvio Berlusconi u shtrua dje në spitalin San Raffaele dhe raportet sot sugjerojnë se presidenti i Monzas po lufton me pneumoninë si pasojë e leuçemisë së tij.
La Repubblica detajon sesi drejtuesi i ‘Forza Italia’ u dërgua në spital të mërkurën në mëngjes dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv kardiak, duke vuajtur nga probleme kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes. Gjendja e tij aktualisht është stabile, por frika është e lartë për të, transmeton GazetaBlic Sport.
Berlusconi thuhet se po lufton me leuçeminë, për këtë arsye iu mor palca e eshtrave. Pneumonia me të cilën ai po përballet aktualisht është rezultat i kësaj sëmundjeje.
Pronari i Monzas gjithashtu u shtrua në spital javën e kaluar dhe më pas u lirua më 30 mars, duke iu nënshtruar analizave dhe trajtimit.
Ministri i Jashtëm Antonio Tajani dha një informacion të shkurtër për shëndetin e tij, duke thënë: “Presidenti Berlusconi është në gjendje të qëndrueshme. Ai kaloi një natë të qetë.”
/GazetaBlic Sport/


