Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili kritikoi qasjen e ministrit të Financave të Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ndaj buxhetit, konkretisht për nenin 9.6, ku është trajtuar në dhjetorin e vitit të kaluar e që është trajtuar për bilancin e pashpenzuar të kalojnë në fondin e Kosovës është ndryshuar me amendamentin e LDK-së, në të cilën flitet që komunave u jepet e drejta të përdorin të hyrat vetanake të tyre.
“Ka të bëjë me një vendim totalisht absurd të Ministrit të Financave, Hekuran Muratit. Unë nuk e di a janë të vetëdijshëm që me 15 dhjetor të vitit 2022, ka kalu Ligji për Buxhet. Neni 9.6 që ka fol për bilancet e pashpenzuara që kalojnë në Fondin e Kosovës është ndryshuar me amandamentin e LDK’së, me i jap të drejtë komunave që me i përdor të hyrat vetanake. Unë nuk e di a e din kryeministri, zv,kryeministri Besnik Bisimi, që është e padrejtë, është antikushtetuese dhe është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në një institucion kushtetues që ofron shërbime në të gjitha komunat e Kosovës, ndalja dhe pengesa e shfytëzimit të të hyrave vetanake. A e kuptoni që s’mundeni me punu me këtë arbitraritet? Nuk mundeni me këtë qasje dhe nuk mundeni me ndal. Mbi çfarë baze i ndalni të hyrat vetanake?A ka mundësi me shpjegu Ministri, Kryeministri…”, tha Tahiri.


