Jose Mourinho, duke shërbyer në sezonin e tij të dytë te Roma, ka marrë një propozim prej 120 milionë eurosh për të shkuar në Arabinë Saudite në dy sezonet e ardhshme.
Informacioni po bëhet i ditur nga Corriere dello Sport, e cila thekson se trajneri portugez, nëse pranon ofertën, do ta bënte atë trajnerin më të paguar në historinë e futbollit, mund të zgjedhë një nga dy skenarët: drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite ose merr komandën teknike të një prej klubeve më të forta në vend, njëri prej tyre është Al Nassr, nga Cristiano Ronaldo, tjetri është Al Hilal, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Jose Mourinho, i cili ka një kontratë me Romën edhe për një sezon, ka punuar Cristiano Ronaldon te Real Madrid, mes viteve 2010 dhe 2013, futbollist ky që poashtu është duke luajtur atje.
Suudi Arabistan Futbol Federasyonu, Jose Mourinho'ya teknik direktörlük görevi için 2 senelik sözleşme ve 60 milyon euro yıllık ücret teklif etti. (Corriere dello Sport) pic.twitter.com/Ypu0ocKXAr
— De Marke Sports (@demarkesports) April 6, 2023
/GazetaBlic Sport/


