Sporti

“Ne do të përballemi në finale të Kupës”, Ancelotti parashikoi finalen me Osasunan që në shkurt

04/06/2023 10:14
nga:Mergim Rreci

Real Madrid ka triumfuar bindshëm në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Barcelonës.

Madrilenët fituan me rezultat 0 me 4, duke siguruar kalimin në finalen e madhe të Kupës së Mbretit, shkruan GazetaBlic Sport.

Në finale, ‘Los Blancos’ do të përballen me skuadrën e Osasunas, finale kjo që zhvillohet me 6 maj.

Por kjo finale nuk është një surprizë për tifozët e Realit apo edhe për vetë Ancelottin pasi ai e kishte parashikuar personalisht këtë ndeshje në finale. Deklaratën e bëri në 18 shkurt në prag të sfidës me skuadrën nga Pamplona për llogari të kampionatit.

Në stadiumin “El Sadar” ai i rrëfeu trajnerit rival Jagoba Arrasate që të dy do të takoheshin sërish në finale.