Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

04/06/2023 09:39
nga:Astrit Gashi

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në Prishtinë.

Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Prishtinë 05.04.2023 – 06:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete nga ankuesja femër kosovare. Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekje e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.