Gazetari anglez Piers Morgan iu kthye kritikave të ashpra ndaj vendimit të trajnerit Erik Ten Hag për të hequr Cristiano Ronaldon dhe për të transferuar Wout Weghorts për sulmin e Manchester United.
“Dy gola të tjerë për Cristiano Ronaldon, njëri prej tyre ishte i mrekullueshëm dhe tregon sërish se vendimi për ta shkëmbyer me Wout Weghorts ishte një nga më të këqijtë në historinë e futbollit”, tha gazetari në rrjetet sociale.
Sulmuesi holandez mbërriti në merkaton e dimrit dhe ka luajtur 19 ndeshje, por ende nuk ka shënuar në Premier League. Weghorst ka shënuar dy gola në garat e tjera.
Ronaldo, mes ndeshjeve për Al Nassr dhe Kombëtaren, ka shënuar 15 gola në 11 ndeshje.
/GazetaBlic Sport


