Sporti

U rizgjodh sot për një tjetër mandat, kjo është paga e ‘majme’ e Dukës Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

04/05/2023 14:32
nga:Mergim Rreci

Armand Duka u rizgjodh sërish në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s për të dytin mandat radhazi.

Presidenti i FSHF-së grumbulloi 45 vota, nga 55 të mundshme, duke lënë pas çdo kandidat tjetër.

Kjo duket se ka bërë që popullariteti i tij në UEFA të rritet, pasi kësaj radhe ai mori 9 vota më shumë nga katër vite më parë.

Sipas ‘Panorama Sport’, ky post do t’i japë Dukës një shumë prej 160 mijë euro në vit për katër vite.