Lajme

Gjilan: Dyshohet se një personit iu grabit çanta me 100 mijë euro

04/05/2023 14:21
nga:G B

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Gjilan, në rrugën “Idriz Seferi”.

Persona të maskuar kanë arritur që viktimës t’ia marrin një çantë me një shumë të konsiderueshme të parave.

Rastin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Osmani tha se dyshohet se grabitësit kanë përdorur sprej.

“Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan”, tha Osmani.

Klankosova.tv mëson se në këtë rast grabitësin kanë arritur t’i marrin 100 mijë euro.