Sot, do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Fituesi i këtij kompeticioni nga viti i kaluar, Llapi, do të jetë nikoqir i Gjilanit, transmeton GazetaBlic Sport.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” me fillim prej orës 15:00.
Në po të njëjtën orë do të zhvillohet edhe takimi tjetër, mes Vushtrrisë dhe Prishtinës, sfidë kjo që zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”.
Vushtrria: Marly; Avdyli, Statovci, Avdyli, Rama, Behrami, Ahmeti, Ademi, Halimi, Maxhuni, Chibueze.
Prishtina: Kolaj; Hamiti, Pllana, Useini, Mici; Gashi, Pefqeli; Hyseni, Krasniqi, Prapashtica; Kryeziu
Kujtojmë që Vushtrria momentalisht është në pozitën e 3-të në Grupin B të Ligës së Parë, kurse Prishtina renditet e katërta në Superligën e Kosovës.


