Sporti

Juan Cuadrado tentoi ta godiste me grusht poriterin e Interit, Samir Handanovic

04/05/2023 10:59
nga:Mergim Rreci

Juan Cuadrado, futbollisti i Juventusit tentojë ta godiste me grusht portierin e Interit, Samir Handanovic, kjo pas penalltisë së mbrëmshme të ndeshjes mes Juventusit dhe Interit.

Arbitri Davide Massa u detyrua t’u jepte tre kartona të kuq pas minutës së 95-të të edicionit të kupës së Derby d’Italia, si për Cuadrado, ashtu edhe për Handanovic, si dhe për golashënuesin Lukaku, përcjell GazetaBlic Sport.

Lukaku kishte bërë një gjest duke u përpjekur të mbyllte gojën një pjesë të tifozëve të Juventusit pas portës, pasi thirrjet raciste dhe zhurmat e majmunëve u dëgjuan nga tribuna para penalltisë së tij në minutën e 95-të.

Një seri përplasjesh shpërtheu pothuajse menjëherë më pas dhe vazhdoi për disa minuta pas penalltisë, më së shumti midis Cuadrado dhe Handanovic.

Në klipin e mëposhtëm shihet 34-vjeçari kolumbian që tenton të godasë me grusht 38-vjeçarin Handanovic, ndërkohë që disa lojtarë dhe trajnerë të Juves tentonin t’i ndajnë.