Ish-Zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, në fjalën e tij para Gjykatës Speciale, ka folur për akuzat ndaj tij, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se është absurde që të akuzohet për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kur vetë ishte anëtar i LDK-së e po ashtu dhe familjarët e miqtë e tij ishin pjesë e kësaj partie.
“Është absurde që të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kur vetë isha anëtar i LDK-së. Vetëm një mendje e çoroditur mund të mendojë se unë mund të kem bërë persekutimin tim, të familjes time e të miqve të mi”, deklaroi Krasniqi.
Tutje, Krasniqi tha se pjesë e LDK-së ishte edhe vëllai i tij, Agimi, ndërsa shtoi se në zgjedhjet e pasluftës, mbesa e tij, Mimozë Krasniqi, si anëtare e LDK-së u zgjodh asambliste në Drenas.
“Pa marrë parasysh se pas përfundimit të luftës kemi vepruar në parti politike të veçanta, unë ruaj kujtimin dhe respektin për anëtarët e LDK-së me të cilët kemi vepruar në rrethana tejet të rënda”./Gazeta Blic/
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Ai nuk kishte kontroll mbi ushtarët, nuk do të duhej të akuzohej fare


